Dortmundi nuk ndalet, blen talentin francez për 30 milionë euro

Borusia e Dortmundit ka kompletuar blerjen e katërt të kësaj vere, duke zyrtarizuar firmën me kapitenin e Francës U21 Abdu Diallo.

Qendërmbrojtësi i Maincit sezonin e fundit, 22 vjeç, ka kushtuar rreth 30 milionë euro dhe është blerja më e shtrenjtë e Dortmundit këtë verë, duke kaluar 20 milionët e paguara për Delanej te Verder Bremenit. Më parë Dortmundi ka blerë edhe mesfushorin Volfnga Frankfurti për 5 milionë euro, ndërsa portieri i Augsburgut Marvin Hic është marrë falas.

Diallo është rritur te Monako, që e huazoi te Zulte në Belgjikë në sezonin 2015/16, ndërsa verën e shkuar e shiti për 5 milionë euro te Mainci.

Klubi gjerman ka pasur një nuhatje të jashtëzakonshme, sepse brenda një sezoni Diallo është shitur për 30 milionë euro dhe te Dortmundi mund të bëhet një lojtar edhe më i kompletuar, me vlerën në treg që mund të rritet ndjeshëm.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *