Rivali kryesor i Dortmundit në garën për titull, Dortmundi, e ka nisur shkëlqyeshëm kampionatin, duke fituar 3-0 në Volfsburg, debutim perfekt për trajnerin Peter Bos. Gjithçka e lehtë për Dortmundin, me Pulisiç që hapi serinë e golave në minutën e 23-të, ndërsa 4 minuta më vonë Bartra shënoi një gol fantastik, që tani kandidat për golin e sezonit.
Në minutën e 62-të Pulisiç i dha një kros perfekt Obamejangut, i cili mbylli llogaritë.
Fitoi edhe Hofenhajmi, që e rriti ritmin gradualisht kundër Verderit dhe fitoi 1-0 në fund, me një gol në minutën e 84-t nga sulmuesi Kramariç, i cili humbi një penallti ndaj Liverpulit në mesjavë.
Reagim nga Hamburgu, pas eliminimit të turpshëm nga kupa, sepse sot skuadra e Mërgim Mavrajt fitoi 1-0 ndaj Augsburgut, me një gol shënuar nga Myler që në minutën e tetë. Mavraj mungoi, për një dëmtim pësuar pak ditë më parë, ndërsa kthimi parashikohet në shtator.
Hanovëri befasoi, duke fituar 1-0 në Mainc, fitore e artë në një moment të vështirë, ndërsa Shtutgarti u kthye me humbje në Bundesligë, sepse u mund 2-0 në Berlin nga Herta.
BUNDESLIGA – JAVA 1
Volfsburg 0-3 Dortmund
Mainc 0-1 Hanovër
Hamburg 1-0 Augsburg
Herta 2-0 Shtutgart
Hofenhajm 1-0 Verder Bremen