Atletët që përfaqësojnë Kosovën nuk do të kenë më probleme në kompeticionet që do të zhvillohen në territorin e Spanjës. Presioni i vazhdueshëm i “Komitetit Olimpik Ndërkombëtar” (IOC) ka bërë që qeveria e shtetit iberik të heqë dorë nga moslejimit të përdorimit të simboleve të flamurit e himnit kombëtar për atletët që përfaqësojnë Kosovën.
“IOC dhe Komiteti Olimpik i Spanjës dëshirojnë të shprehin publikisht kënaqësinë e tyre të thellë me vendimin e marrë sot nga Qeveria Spanjolle lidhur me pjesëmarrjen e sportistëve të Kosovës në garat ndërkombëtare në Spanjë. Me këtë vendim të komunikuar sot nga Ministria e Punëve të Jashtme, Bashkimi Evropian dhe në bashkëpunim me Zhozep Borrej, Qeveria e Spanjës do t’u sigurojë delegacioneve sportive të Kosovës të garojnë në Spanjë me vizën përkatëse dhe do t’i autorizojnë ata të përdorin simbolet e tyre kombëtare, himnin dhe flamurin në përputhje me protokollin olimpik”, thuhet në njoftimin e lëshuar për media nga IOC”.
Mosnjohja e pavarësisë së Kosovës nga një pjesë shtetesh vazhdon të shkaktojë vështirësi të mëdha te shumë atletë kosovarë, të cilët iu duhet të përballen shpesh me mosdhënien e vizave nga shtete të ndryshme.