Dorëzohet Barcelona, Rafinja është i Interit

1

Pranohet kushti i Interit. Nëse zikaltërit do të kualifikohen në Champions, do të paguajnë 35 milionë në arkat e Barcelonës. Katalanasit kërkojnë 5 milionë më shumë

Presioni i Interit duket se ka dhënë efektin e pritur në Milano. Barcelona ka pranuar kushtet e Interit dhe me shumë gjasa duke nisur nga java e ardhshme Interi do të ketë në shërbim të tij mesfushorin e Barcelonës, Rafinja. Gazeta katalanase shumë pranë Barcelonës “Sport” ka bërë me dije se Barcelona ka pranuar kushtet e Interit, por ka shtyrë ‘po’-në përfundimtare pasi ka vendosur ta ngrejë çmimin e lojtarit nga 35 milionë euro në 40 milionë. Kjo është dhe pengesa e fundit që ka mbetur mes Barcelonës dhe Interit në lidhje me transferimin në Milano të mesfushorit të katalanasve.

Barcelona ka qenë e qartë deri më tani duke kërkuar të përfitojë sa më shumë miliona nga shitja e mundshme e Rafinjës. Fillimisht Barça kishte kërkuar miliona dhe nga huazimi i lojtarit, por Interi ishte kundër kësaj formule, duke propozuar huazimin gratis të tij dhe detyrimin për të firmosur me zikaltërit në fund të sezonit. Në fund nuk ka qenë as njëra dhe as tjetra. Dy klubet kanë gjetur një rrugë të ndërmjetme. Interi do të blerë kartonin e lojtarit vetëm nëse do të arrijë të sigurojë kualifikimin për në Ligën e Kampioneve. Barça është tërhequr kur Interi ka propozuar 35 milionë në këmbim të Rafinjës.

Megjithatë, klubi spanjoll vazhdon të ngrejë stekën, duke kërkuar dhe 5 milionë euro më shumë për të lënë të lirë mbrojtësin e vet, kjo për ta bërë dhe më interesante historinë. Gjithsesi, gjërat tashmë janë të qarta, nëse Interi luan në Ligën e Kampioneve në sezonin e ardhshëm, ai do të transferohet përfundimisht te Interi për 35 ose 40 milionë euro. Nëse jo, Interi nuk ka asnjë detyrim ndaj klubit spanjoll. Tani çdo gjë ka mbetur në dorën e Barcelonës nëse do të pranojë 35 milionë eurot e ofruara nga Interi apo do të vijojë me kokëfortësinë e saj për të kërkuar 40 milionë euro!

You might also like
1 Comment
  1. sulejman starova says

    O gazetar I lodhur rafinha nuk eshte mbrojtes por mesfushor

Leave A Reply

Your email address will not be published.