Dorëzohen në Angli, shpresat për Emiliano Salën vetëm te mrekullia

Kanë kaluar diçka më shumë se 12 orë që nga kontakti i fundit që avioni i lojtarit më të ri të Kardif Sitit, Emiliano Sala, pati me qendrën e kontrollit të fluturimeve. Kërkimet kanë qenë të shumta dhe të gjithë shpresojnë në një mrekulli, por gjasat më të mëdha janë që çdo gjë ka marrë fund.


Sipas raportimeve të fundit nga “Guernsey Police”, kërkimet janë pezulluar, si pasojë e perëndimit të diellit dhe do të rinisin ditën e nesërme. Gjithnjë, sipas policisë së Guernsejt, në rast se avioni ka rënë në ujë, shanset që të ketë të mbijetuar janë shumë të pakta, përderisa nuk është gjetur ende asgjë.


Në rast se nuk ndodh ndonjë mrekulli, kjo do të ishte tragjedia e dytë ajrore për Premier Ligën dhe futbollin brenda pak kohësh, pasi kujtojmë, presidenti i Lesiter Sitit humbi jetën pas përplasejes dhe shpërthimit të helikopterit të tij.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *