Dora e Silvinjos ndihet menjëherë në Kombëtare, në Zvicër zbulojnë prapaskenat e rikthimit të Taulant Xhakës te Shqipëria

Dora e Silvinjos po ndihet menjëherë te Kombëtarja. Jo vetëm ndryshim skeme dhe optimizmi, por edhe baste të fituara. I pari është ai i Jasir Asanit, i cili realizoi një super gol ndaj Moldavisë dhe ishte lojtari i ndeshjes me Poloninë. Braziliani kërkon një tjetër “gjetje”, këtë herë rikthimin e Taulant Xhakës.

Pavarësisht se ky i fundit i dha lamtumirën Kombëtares, media zvicerane “4-4-2” raporton se Silvinjo i ka kërkuar presidentit të FSHF që të kthejë Xhakën te Shqipëria. Po sipas medias në fjalë, është vetë Armand Duka që po punon personalisht për ta bërë të realitet këtë dëshirë të trajnerit të Shqipërisë. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online