“Donte të jepte një sinjal”, menaxheri flet për rikthimin me gol të Dibalës: Është një gladiator

Paulo Dibala bëri një rikthim kampionësh në sfidën ndaj Napolit. Sulmuesi argjentinas u aktivizua në pjesën e dytë pas disa muajve i dëmtuar dhe menjëherë arriti të shënonte një gol që në fund do të ,bante vlerën e fitores. Menaxheri i futbollistit të bardhezinjve ka dhënë një prononcim për “Tuttojuve”, ku është shprehur se Dibala donte të jepte një sinjal pas hyrjes në fushë. Jorge Antun tregon karakterin e fortë që lojtari i tij ka, ndërsa sa i përket pyetjeve për të ardhmen zgjedh ti shmangë.

“Ai konfirmoi të gjitha cilësitë dhe angazhimin e tij kur Pirlo e lejoi të futet. Ju mund të shihni se Paulo donte të dërgonte një sinjal. Ai hyri mirë në lojë dhe shënoi një gol të shkëlqyeshëm dhe menjëherë u dallua. Një gol … Nga Champions Leauge. Forca e gjërave pozitive. Dybala është më i fortë se dëmtimet, ai është një gladiator i cili kurrë nuk do të heqë dorë. E ardhmja? Ne nuk mendojmë për këtë. E kemi mendjen në të tashmen, tani ai thjesht dëshiron të bëjë mirë dhe të luajë ndeshjet e fundit te sezonit”, ka thënë jorge Antun./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online