Kristian Shpendi ka lënë pas një sezon të jashtëzakonshëm, duke qenë një nga pikat kryesore që e ngjiti Çezenën në Serinë B. Numri i madh i golave flet qartë për të, duke sjellë edhe oferta për transferimin e tij. Në një intervistë për “Il Resto del Carlino”, Shpendi ka deklaruar se është rritur shumë të bardhezinjtë.
“Ishte një vit i rëndësishëm, sigurisht. Si mund të them ndryshe pas gjithë atyre që fituam? Kryesorja është që ia dolëm të arrinim gjithçka që nga dita e parë e kampit të fundit stërvitor. Donim të “hanim” gjithçka që ishte e disponueshme dhe e bëmë. U rrita shumë, duke përfituar nga hapësira më e mdhe që mora në fushë. Rritja në minutat e lojës është e rëndësishme, sepse të vendos përpara përgjegjësive më të mëdha”, ka thënë Kristian Shpendi./Halit Delibashi-Sport Ekspres/