Donaruma-Milan, prapaskenat e largimit!

Portieri i Milanit, Xhixhi Donaruma, që do të kthehet në Itali vetëm në korrik, pasi do të jetë i impenjuar në kampionatin europian U-21 në Poloni me Italinë e Di Biaxhos, përveç se do të shmangë konferencat për shtyp të gazetarëve, do të fokusohet vetëm te axurrët. Ndërkohë, përgjigjia e Raiolës ndaj Fasones dhe Mirabelit, pra një “jo” kategorike për rinovimin e kontratës që skadon në qershor të 2018-ës, ka ngrirë të gjithë tifozët e Milanit.

Drejtuesit kishin shkuar deri në 5,5 mln euro në sezon dhe, sipas “Sky”, mund të rrisnin ofertën edhe më shumë, deri në 6,5 mln euro, pasi pronari kinez, Jonghong Li kishte dhënë “bekimin”. Por, vendimi i Xhixhos dhe Raiolës ka të bëjë me projektin kuqezi, të cilit nuk i besojnë aspak.

Por, çfarë do të ndodhë tani? Real Madridi është klubi në pole position për ta marrë teksa Xhixho s’do të shkojë kurrë te Juventusi. Këtë ia ka bërë me dije Raiolës. Por, edhe PSG ka provuar dhe i ka ofruar kontratë të bardhë, të vendosë ai shifrën. Portieri 18-vjeçar ka thënë “jo”, për të vetmin fakt se nëse do të ishte ashtu qëndronte te Milani. Realit i ka thënë “po” dhe është gati transferimi. Tani duhet parë oferta e galaktikave, që duhet të dalin hapur. Hames Rodrigez është një nga lojtarët që i intereson Milanit dhe mund të ketë edhe një marrëveshje e tillë… Të presim dhe shohim..

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online