Pasi e mbylli eksperiencën me Bolonjën në fund të sezonit të kaluar, Roberto Donadoni është pranë rikthimit. Nuk flitet për një klub, por për kombëtaren e Japonisë siç citon “Gazzetta dello Sport”. 55-vjeçari ka nisur negociatat me drejtuesit e federatës së futbollit aziatik dhe palët janë pranë akordit.
Japonia zhvilloi një paraqitje të mirë në Botërorin e Rusisë, ku arriti të kalonte fazën e grupeve, ndërsa trajneri, Akira Nishino, i dha fund me kombëtaren pas Botërorit. Donadoni do të jetë trajneri i dytë italian i Japonisë, pas Alberto Zakeronit.
Kjo do të jetë eksperienca e parë jashtë Italisë për 55-vjeçarin, i cili ka drejtuar dhe kombëtaren italiane në Europianin e vitit 2008. Ish-mesfushori i famshëm i Milanit qëndroi për tre sezone tek ekipi i Bolonjës, duke arritur të mbajë ekipin në Serie A, ndërsa tashmë është pranë kalimit në krye të Japonisë.