Domethënëse! Lampard fut tifozin për të goditur penalltinë në fushën e blertë, duartrokitje nga stadiumi

Evertoni ka luajtur një miqësore kundër Dinamos së Kievit në një stadium të tejmbushur. Gjithashtu aty ishin prezent edhe 2000 tifozë ukrainas, të cilët i kishin biletat falas. Mesazhi i klubit anglez për t’i ardhur në mbështetje Ukrainas shkoi edhe më tej.

Në fund Lamapard do të aktivizonte një tifoz në fushën e blertë, për të goditur një penallti. Sigurisht, topi do të shkonte në rrjetë pasi edhe portieri nuk lëvizi, ndërsa kishte duartrokitje nga lojtarët dhe gjithë stadiumi. Tifozi ishte 44-vjeçari Paul Stratton që i ka ndihmuar ukrainasit duke i dërguar ushqime dhe furnizime të tjera me makinë. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *