VIDEO/ Chiellini tenton një gol që nuk e ka realizuar kurrë më parë në MLS, pastaj qesh me veten

Skuadra e Los Angeles FC është bindshëm e para në renditjen e Konferencës Perëndimore dhe është favorit kryesor për të fituar kampionatin. Ky ekip është përforcuar edhe më shumë në merkato pasi Gareth Bale dhe Giorgio Chiellini mbërritën dhe ekipi fitoi forcë shtesë sulmuese dhe mbrojtëse. Megjithatë, Chiellini tregoi kundër Seattle se ka edhe ambicie sulmuese.

Mbrojtësi me eksperiencë për pak sa nuk shënoi një nga golat më të mirë të karrierës së tij, por fatkeqësisht për të nuk ia doli dot. Italiani tërhoqi topin dhe më pas vendosi të gjuante nga rreth 25 metra. Topi kaloi drejt shtyllës me ndihmën e portierit kundërshtar. Chiellini nuk ishte mësuar me tentativa të tilla. Dëshmi për këtë është e qeshura e tij pas asaj goditjeje, të cilën nuk e ka pasur shumë gjatë karrierës së tij. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online