Dolën në media larmishmëri emrash, Dinamo vjen me reagim zyrtar për trajnerin e Superiores

Dinamo u rikthye në elitën e futbollit shqiptar pas fitores së arritur kundër Vorës në shifrat 0-2. Kryeqytetasit ia dolën me presidentin Pontrelli në krye që të renditen mes 10 ekipeve më të mira në Shqipëri, pas 9 vitesh mungese. Ndërkohë në media u përfol shumë sa i përket trajnerit që do të drejtojë Dinamon në Superiore.

Siç ndodh rëndomtë në Shqipëri, trajneri largohet pasi e ngjit ekipin nga Kategoria e Parë në elitë. Por së fundmi Dinamo ka ardhur me reagim zyrtar duke i besuar trajnerit Olsi Uku pavarësisht emrave të shumtë që u përfolën në media si kandidat për të marrë drejtimin e skuadrës. /Sport Ekspres/

Sqarim për opinionin publik.

FK Dinamo dhe presidenti Adrian Bardhi hedhin poshtë të gjitha lajmet e pavërteta të përhapura ditët e fundit në lidhje me ndryshimet në stafin teknik të skuadres tonë. Kërkojmë mirëkuptimin e medias dhe lutemi për më shumë profesionalizëm, duke qënë më korrektë me lajmet e publikuara!

Trajneri Olsi Uku dhe stafi i tij gëzojnë mbështetjen e presidentit Bardhi, donatorëve dhe klubit në tërësi. Të gjithë bashkë jemi të përqendruar tek mbyllja me sukses e dy ndeshjeve të mbetura të këtij sezoni. Me respekt, administratori Ermal Barushi

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *