(DOKUMENTI) Shitje me vlera artificiale, Kievo drejt “ferrit”! Edhe një portier kosovar i përfshirë!

Prokuroria e Federatës ka kërkuar 15 pikë penalizim për Kievon, që duhen hequr në sezonin 2017-2018, pra atë që u mbyll vetëm dy muaj më parë. Motivi? Plusvlerat “fiktive” në transferime futbollistësh, duke “fryrë” kartonat e tyre në vlerë monetare…

Nëse do të konfirmohej edhe në shkallët vijuese, do të thoshte rënie nga kategoria për skuadrën verdheblu, pra duke e gjetur veten sezonin tjetër në Serinë B. Sakaq, skuadra që mund të ngjitet në Serinë A, ose më saktë, të qëndrojë, është Krotone.

Sa i përket presidentit Kampedeli, u kërkua masa me përjashtim 36 muaj, ndërsa Prokuroria e Çezenës ka deklaruar në raportin e saj se Kievo ka fryrë vlerën e futbollisëve të shitur te Çezena për 9000%. Edhe Çezena, që ka falimentuar, duhet ta niste me -15 pikë Serinë B, nëse do të merrte pjesë.

Veç Krotones, edhe Palermo dhe Virtus Entela kanë kërkuar të marrin pjesë në procesin që po mbahet në gjykatën e FIGC.

Por, ka edhe një kuriozitet në këtë mes: një ndër futbollistët e Kievos që është shitur te Çezena është kosovar. Bëhet fjalë për portierin Fatlind Mahmuti (datëlindja 2000). Në verën e vitit 2016 u transferua nga U-17 e Kievos te Çezena, por përpara se të mbyllej fushata e merkatos, u rikthye në Verona. Verën e shkuar, e gjeti veten në Romanja, por nga aty nuk dihet më nga ka humbur.

Në fakt, sipas skedës në Transfermarkt, nga 1 korriku 2017, kaloi te U-17 i Çezenës në një destinacion të panjohur. Plusvlerë e realizuar: 1 mln euro.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *