DOKUMENTET | “Do t’i luaj në baste”, si ish-donatorja e Kastriotit mashtroi nipin e Mëziut

Akuza për mashtrim për Anisa Hysën. 32-vjeçarja, e cila për pak kohë u afrua pranë klubit të Kastriotit, ka përfunduar në gjyq. E gjitha ngjarja ka ndodhur tre vitë më parë, kur Hysa ishte afruar pranë klubit krutan dhe njihej si financuesja kryesore.

Nuk dihet nëse ka qenë presidente me dokumentacion, por ishte ajo që ndërtoi ekipin me synim rikthimin në Superiore. Balkanweb ndërkohë raporton se Hysa i ka marrë Arjan Mëziut shumën e 10 mijë eurove, referuar deklaratave të palës akuzuese.

E gjitha ka ndodhur pasi i ka premtuar se do ta luante këtë shumë në baste në ndeshje të sigurta. Arjani, i cili është nipi i Fehmi Mëziut, administratorit të Korabit dhe ky i fundit edhe i ka njohur palët. Por problemet kanë nisur më pas, kur Hysa nuk po kthente mbrapsht shumën e marrë borxh.

Bisedimet e Fehmi Mëziut me donatoren e Kastriotit nuk shkuan si duhet dhe më pas gjithçka ka shkuar në dyert e Gjykatës, ku vëllai i Arjanit ka ngritur padinë dhe tashmë pritet të merret një vendim nga Gjykata e Shkallës së Parë në Tiranë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *