“Doktori” do t’i largohet shpejtësisë dhe adrenalinës! Fitoi zemrat e tifozëve, Valentino Rossi tërhiqet nga Moto GP

Të gjithë të apasionuarit pas Moto GP e kanë pasur padyshim idhull, Valentino Rossin, një nga garuesit më të dashur në këtë sport. Piloti i Petronas Yamaha, njoftoi tërheqjen përfundimtare pas 26 sezonesh në Moto GP. I quajtur “doktori”, Rossi e ka konfirmuar vet lajmin për kanalin e njohur “ESPN”.

” Kam vendosur të tërhiqem në fund të sezonit. Fatkeqësisht ky do të jetë gjysmë-sezoni i fundit në jetën time. Është vërtet një moment prekës, pasi nuk është e lehtë të thuash që vitin e ardhshëm nuk do të jem pjesë e garave. Vitin e ardhshëm jeta ime do të ndryshojë, por e kam shijuar shumë këtë sport dhe jam falënderues për gjithçka” – u shpreh 9 herë kampioni i botës së Moto GP. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online