“Doja të kthehesha, por zgjodhën sulmues të tjerë”, Sadiku tregon dashurinë për ish-ekipin: Nuk festoj nëse shënoj

Fundjava do të sjellë një ndeshje mjaft të veçantë për Armando Sadikun. Sulmuesi shqiptar do të jetë përballë ish-skuadrës së tij, Malagas. Lojtari nga Elbasani zhvilloi një nga sezonet e tij më të mira me fanellën e bardhekaltërve, të cilët i mban ende në zemër edhe sot e kësaj dite. Në një intervistë për “Radio Marca Malaga”, Sadiku ka treguar mirënjohjen dhe dashurinë e tij për Malagan. Ai është shprehur se do të respektojë tifozët nëse shënon, duke mos festuar në rast goli.

“Kam lexuar që ‘La Rosaleda’ do të jetë plot. Më vjen keq. Málaga do të jetë gjithmonë në zemrën time, kam pasur momente shumë të ëmbla atje. Do të jetë një emocion i veçantë. Gjithashtu, do të mund të përshëndes disa miq të vjetër dhe trajnerin, që e njoh edhe unë.

Gruaja ime më tha se ata me siguri do të më pyesnin nëse do të festoja nëse shënoja. Do të bëj gjithçka për të ndihmuar ekipin tim duke shënuar dhe nuk do të festoj nëse shënoj për shkak të dashurisë që unë kam për tifozët. Kur të dal po do ta festoj do të jem i lumtur. Shoh që ka lojtarë që nuk e festojnë, por unë vuaj çdo ditë për të shënuar dhe më duhet ta bëj.

Kam pasur rastin të kthehesha pasi përfundova me Las Palmasin. Më vonë këtë sezon Manolo preferoi sulmues të tjerë. Prisja një përgjigje që nuk erdhi kurrë këtë vit. Ata nënshkruan një tjetër sulmues dhe unë duhej të merrja një rrugë tjetër, ishte Kartagjena. Jam shumë i lumtur, por gjithmonë kam pasur mundësinë të kthehem dhe klubi zgjodhi lojtarë të tjerë”, ka thënë Armando Sadiku./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online