“Doja të bëjë gjithçka në një sezon, por kishim 7 vite që nuk luanim në Champions”, Arteta: Ekipeve u duhen nga 10 vite për të arritur suksesin

Arsenali është eliminuar në çerekfinale të Ligës së Kampionëve. “Topçinjtë” u mposhtën me rezultatin minimal nga Bajerni i Mynihut, çka i mohoi atyre gjysmëfinalen. Mikel Arteta ka thënë pas ndeshjes se ekipit të tij i mungoi momenti magjik që kërkon ky kompeticion. Ai ka nënvijëzuar faktin se çdo ekip që ka prekur majat ka kaluar një proçes të paktën 7-vjeçar, të cilin Arsenali i tij ende nuk e ka kaluar.

“I pashë lojtarët shumë të përkushtuar, duke u përpjekur me më të mirën e tyre. Është e vërtetë, nuk mjaftoi. Na mungoi ai momenti magjik që nevojitet në këtë kompeticion për ta ç’kyçur, për të bërë diçka që të ndodhë kur ndeshja ta kërkon që ta hapës atë derë. Ne nuk e patëm dhe për këtë arsye jemi jashtë.

Ne nuk kemi luajtur në këtë kompeticion prej 7 vitesh. Nuk kemi qenë në këtë pozicion që prej 14 vitesh. Ka arsye për këto. Unë dua të bëj gjithçka shumë shpejt në një sezon. Mendova se i kishim kapacitetet dhe cilësitë për të arritur në gjysmëfinale. Ndoshta nuk i kemi ende dhe na duhet të mësojmë. Historikisht, të gjitha klubet që kanë arritur një nivel të caktuar, u janë dashur 7,8, dissave prej tyre 10 vite për të arritur”, ka thënë Mikel Arteta./Halit Delibashi-Sport Ekspres/