“Doja të bëja zëvendësime që në minutën e 30”, Ançeloti pas fitores në minutën e 99 me vendin e fundit: I meritonim vërshëllimat

Reali i Madridit fitoi me vështirësi ndaj Almerias së vendit të fundit. “Los blancos”-ve iu nevojit një gol në minutën e 99 për t’i dërguar shifrat në 3-2. Karlo Ançeloti ka thënë për mediat pas përfundimit të ndeshjes se po mendonte që të ndërhynte me zëvendësimet që në minutën e 30. Ai shton se ekipi i tij i meritonte vërshëllimat e tifozëve.

“Unë po mendoja për të bërë zëvendësime që në minutën e 30. Diskutuam për taktikat pas pjesës së parë. Isha shumë i zemëruar me veten time. Vërshëllimat? I merituam. Ishim shumë keq”, ka deklaruar ndër të tjera Karlo Ançeloti./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *