Jang Bojs, skuadra që ndodhet në grupin B të Europa League bashkë me Skënderbeun, ka humbur një nga titullarët e saj më të rëndësishëm, francezin 27-vjeçar Jorik Ravet. Frajburu është destinacioni i ri për këtë lojtar, ikja e të cilit e dobëson kundërshtarin zviceran të korçarëve. Te Skënderbeu ka besim për kalimin e grupit dhe dy ndeshjet me Jang Bojsin mendohen më të lehtat për t’u fituar. Në Zvicër ekipi korçar mendohet të ketë një mbështetje të madhe nga komuniteti shqiptar që jeton atje dhe mund t’ia dalë për të marrë rezultate. Jang Bojs nuk është se ka ndonjë nivel aq të lartë dhe për më tepër tani ka humbur edhe një titullar shumë të rëndësishëm. Ravet aktivizohet në rolin e mesfushorit të djathtë, për që ndihmon shumë sulmin dhe shfaqet shpesh edhe si golashënues. Një lajm i mirë ky për Skënderbeun.