Kukësi beson deri në fund te titulli kampion, i cili është edhe objektivi i tyre që prej fillimit të sezonit. Paratë janë gjithnjë një motivim i madh për çdo futbollist dhe për këtë arsye verilindorët kanë vendosur ta zbatojnë këtë strategji. Drejtori sportiv i Kukësit, Nderim Nexhipi u shpreh për “Supersport” se klubi ka vendosur premio për lojtarët në rast fitoreje për 3 ndeshjet e radhës.
Ndërkohë nuk e fsheh edhe mundësinë që motivimi të mos shkojë vetëm për lojtarët e tij, por edhe për kundërshtarët që do të përballen me Tiranën. Për këtë arsye Nexhipi tregon se në rast të një hapi fals të bardhebluve ditën e sotme do i propozojë Gjicit të vendosë premio për kundërshtarët e Tiranës, në mënyrë që të kenë mundësi të arrijnë titullin.
“Të jem i sinqertë në tre ndeshjet e funidit ne kemi dhuruar premio për lojtarët, në takimet kundër duke nisur nga Luftëtari. Në qoftë se Tirana humb pikë sot do të flasim edhe me presidentin Gjici t’i sugjerojmë idenë për t’i dhënë premio kundërshtarëve të Tiranës. Presidenti e njeh mirë futbollin dhe përderisa nuk është e jashtëligjshme mund ta realizojmë”, ka deklaruar Nderim Nexhipi./Halit Delibashi-Sport Ekspres/