“Do ulërasi në Santiago Bernabeu…Siuuu”! AS shkruan për Myrto Uzuni: Emigranti ilegal që ka idhull Ronaldon

Myrto Uzuni pritet që të debutojë kundër Realit të Madridit. Një tokë që do të thotë shumë për shqiptarin, atje ku ka shkëlqyer edhe idhulli i tij, Kristiano Ronaldo. AS ka ndërtuar një artikull reportazh për Uzunin, si emigrantin ilegal që shkoi në Greqi dhe nuk mund të zhvillonte ëndrrën e tij.

“Shqiptari ka lexuar gjithçka për portugezin, i cili është pasqyra e tij. Jeta e bëri atë të ishte një emigrant ilegal në Greqi. Prindërit e tij punuan shumë në tokat helene për të mbajtur familjen e tij, por Uzuni, duke qenë ilegal, nuk mund të luante futboll në Greqi. Ai u kthye në vendin e tij për të luajtur futboll në moshën 16 vjeçare.

Përpjekja e familjes së tij, e cila la jetën e re për ëndrrën e të birit, u shpërblye dhe sot Uzuni jeton nga futbolli, pasioni i tij. “Cristiano është referenca ime, e di historinë e tij, kam lexuar gjithçka për të. Ishte motivimi im”, shpjegon ai.Tani ai do të shkelë në Bernabéu, tempullin ku idhulli i tij u bë edhe më i madh me ëndrrën për të qenë në gjendje të bërtasë një tjetër. Siuu!”, shkruan AS. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online