“Do të jetë derbi emocionant”! Inzaghi flet për derbin, e gjithë Italia me sytë nga Milan-Inter

Sot do të luhet derbi i Italisë mes Milanit dhe Interit, që do të jetë përcaktues për fatet e të dyja skuadrave. Në rast fitore Milani do të rifutej në luftën për titullin kampion, në të kundërt do të rrezikohej dhe vendi i Uefa Champions League. Nga ana tjetër, Interi ka shansin per tu shkëputur në krye të klasifikimit, megjithatë ndodhet në një gjendje më të mirë se Milani.

Trajneri i Interit, Simone Inzaghi ka vendosur të heqë presionin mbi shpatullat e lojtarëve të tij, duke deklaruar në konferecën për shtyp se derbi nuk do të vendosë asgjë për kronologjinë e kampionatit.

“Nesër do të jetë një derbi emocionant, djemtë jane të bindur, janë të perqendruar. Shpresoj që të jenë edhe me mendje të lire. Duhet të jemi të bindur për forcën tonë si skuadër dhe për forcën individuale. Është një ndeshje që mund të nxjerrë Milanin nga gara e Scudetto? Mendoj se jo, janë vetëm tre pikë. Gara e kampionatit është e gjatë. E njëjta gjë vlen dhe për ne”- u shpreh trajneri Inzaghi. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online