“Do t’i kalojmë ata që ishin për…”kampionë”! Është duel direkt mes trajnerëve, ndeshja më e bukur e Superiores është ajo që nuk e mendoni

Nëse do t’ju tregojmë ndeshjet e kësaj jave të Superiores, mes dueleve si Vllaznia-Kukësi dhe Partizani-Tirana, një përballje mes Dinamos dhe Skënderbeut nuk mund të renditet lart në letër. Por në të vërtetë, është krejtësisht e kundërta. Kjo ndeshje do të jetë përballje direkte mes trajnerëve si Shkëmbi dhe Memelli.

Tekniku i Dinamos luan shumë për të ardhmen duke ditur rezultatet negative të këtij sezoni, ndërsa nga ana tjetër, Memelli hodhi premtimin në formë thumbimi, që në fund e mbajti. “Do ta shihni pas datës 22 dhjetor që do ta kalojmë edhe një ekip tjetër, është një ekip që ju e keni shpallur për kampion”, do të shprehej Memelli.

Pas vetes sapo kishte lënë Egnatian dhe sipër ndodhej Dinamo, nuk ishte e vështirë për t’u kuptuar objektivi. Në javën e fundit të kampionatit u arrit barazimi i pikëve mes dy ekipeve dhe Memelli riktheu historinë. Në ditën e nesërme do të ketë një duel direkt mes këtyre dy skuadrave, ku trajnerët do të jenë më të impenjuar se kurrë më parë, si një finale sezoni, për të mos humbur për asnjë arsye të vetme. Duel futbollistik që nuk duhet humbur… /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online