Do të zhvillohet finalja e Conference League, Armand Duka darkon me përfaqësuesit e UEFA-s

Eventi madhështor dhe historik i UEFA Europa Conference League që do të zhvillohet ditën e mërkurë në Tiranë mund të konsiderohet zyrtarisht i hapur! Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka ka pritur mbrëmjen e sotme në një darkë miqësore disa prej miqve të Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s, Presidentë të Federatave homologe, zyrtarë të lartë të institucionit europian të futbollit, UEFA-s, si edhe një delegacion i Komitetit Ekzekutiv të Federates Lituaneze.

Kjo darkë e organizuar me iniciativë të Presidentit Duka, në kuadër të finales së madhe të kompeticionit të Ligës së Konferencave vjen një ditë përpara mbrëmjes gala që do të zhvillohet ditën e nesërme në Teatrin e Operas dhe Baletit, ku do të bashkohen edhe emrat e mëdhenj si Presidenti i UEFA-s, Aleksander Ceferin, Zvonimir Boban, si edhe emra nga politika shqiptare.

Në darkën e zhvilluar mbrëmjen e sotme, ku morën pjesë emra të mëdhenj të zinxhirit drejtues të UEFA-s si CEO i UEFA Events Martin Kallen, Drejtori i Federatave Europiane,  Zoran Lakovic etj, si dhe Presidentët e Federatave homologe si Agim Ademi (Federata e Kosovës), Muamet Sejdini (Federata e Maqedonisë së Veriut), Vico Zeljkovi? (President i Federatës Boshnjake) etj  u fol rreth finales së 25 majit, mes Romës dhe Feyenoord si dhe organizimit dhe përgatitjeve në detaj disa mujore për këtë finale, teksa gjithçka do të mbetet për t’u shijuar mbrëmjen e së mërkurës, në stadiumin “Air Albania”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *