“Do të shkojmë në Shqipëri si luftëtarë”, legjenda konfirmon praninë: Po, do të jem edhe unë në Tiranë

Air Albania do të presi një ndeshje prestigji mes Romës dhe Feynordit, finalja e Conference League. Përveç tifozëve të shumtë, figura të njohura të botës së sportit do të jenë në Tiranë. Francesco Toti ka konfirmuar gjithashtu praninë e tij.

“Roma? Kishte një kohë të gjatë që na mungonte një finale në Europë dhe është thelbësore për ne që të ngremë një trofe. Do të shkojmë në Tiranë të etur dhe luftëtarë deri në fund. Edhe unë në Tiranë? Po unë do të jem atje”, tha Toti. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *