Kur në media doli çështja e Luis Suarezit sa i përket provimit që dha në Itali, në plan të parë ka dalë vetëm sulmuesi uruguaian. Pra sa i përket çështjes së provimit që Suarez dha në Itali për të mbrojtur gjuhën, pasi kjo ishte e vetmja mënyrë për të marrë pasaportën italiane, por duke mashtruar pasi kishte marrë pyetjet përpara bërjes së testimit, duke mos pasur aspak njohuri mbi gjuhën.
Por për çfarë i nevojitej kjo pasaportë këtij futbollisti? Pikërisht në kohën kur në media u bë thuajse zyrtare kalimi i tij tek Juventusi. Për këtë arsye në Itali ka edhe shumë aludime se bardhezinjtë janë larguar nga tratativat për Suarez pikërisht në momentin që u zbulua mashtrimi i uruguaianit, për t’i shpëtuar një dënimi që mund të vinte si shuplakë e rëndë.
Ndërkohë dy avokatët e njohur në Itali si David Brunelli dhe Stefania Spina janë shprehur qartësisht në media me idenë që nuk është shpërndarë më herët, por brenda saj ka edhe një vërtetësi të madhe. “Nëse Suarez ka vepruar në mënyrën e përfolur, atëherë Juventusi ka korruptuar”.
“Pezullimi i hetimeve? Nuk është lajm, nuk ka pasur diçka të tillë më parë që u pezullua tani. Prokurori do të marri kohën e tij dhe mbase do të hapin një dosje mbi këtë rast. Do të jetë në dorën e tyre për të vendosur, por nëse vepra provohet, atëherë Juventusi del si korruptuesi në këtë mes”, janë shprehur avokatët që ndajnë të njëjtin mendim për të treguar se edhe Juventusi do të marrë dënim nëse provohet shkelja e Suarez. /Sport Ekspres/