Liverpul do të bëj një lëvizje të bujshme në merkaton e verës, ndërsa mesfushës do t’i shtojë kualitetin dhe trurin e Thiago Alkantarës. Një futbollist ky që mund të prodhojë gjithçka nga këmbët e tij, por mbi të gjitha duke i dhënë më tepër spektakël aksioneve, për të bërë tifozët që të argëtohen me futbollin.
Pikërisht ajo që kërkon edhe Jurgen Klop. Ky i fundit ka biseduar me mesfushorin e Bajernit të Mynihut dhe e ka bindur që të shkojë në Angli. Sinjali i parë ka ardhur, teksa Thiago Alkantara e ka refuzuar përfundimisht rinovimin me Bajernin e Mynihut. Në ditët e ardhshme do të ketë më tepër zhvillime teksa pritet edhe kalimi zyrtar tek kryesuesit aktual të “Premier League”. /Sport Ekspres/