Vllaznia po përgatitet në Austri sa i përket edicionit të ardhshëm dhe më kryesisht, përballjes së parë të vërtetë kundër Kraiovës. Shkodranët e kanë nisur më qetësisht rrugëtimin e tyre nëpërmjet miqësoreve, teksa është konfirmuar e para.
Fillimisht djemtë e Josës do të “ndezin motorët” ndaj një ekipi më modest në letër. Traiskirchen-Vllaznia do të luhet në datën 5 korrik dhe në orën 18:30, teksa kjo skuadër është pjesë e Kategorisë së Tretë në Austri. /Sport Ekspres/