Do të paguhet deri në tetor, vetëm nëse nuk merr ekip tjetër

 

Marrëveshja mes presidentit Armand Duka dhe Xhani de Biazit për këtë largim të parakohshëm është arritur pardje në Durrës, teksa darkonin. Mund të thuhet darka e fundit, pasi trajneri më pas ka dalë në konferencë, kanë bërë ndarjen dhe është nisur drejt Italisë. Por, si do të zgjidhet puna e rrogës? Presidenti i federatës do të paguajë katër muajt e ardhshëm, pra korrik, gusht, shtator dhe tetor, që sipas kontratës së italianit, janë rreth 100 mijë euro. E megjithatë, në shtrëngimin e dorës ka edhe një klauzolë të vendosur, pasi në rast se italiani do të emërohet diku tjetër, atëherë kjo marrëveshje do të prishet dhe s’do të ketë asnjë shlyerje të mëtejshme.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online