Do të ndërrohet emri i Kategorisë Superiore, vendoset edhe çmimi për sponsorin në futbollin shqiptar

Teksa mbetemi ende duke pritur zhvillimet e fundit sa i përket futbollit dhe diskutimeve me Qeverinë, një lëvizje e re ka ardhur nga Liga Profesioniste. Kjo e fundit ka njoftuar se kërkohet një sponsor gjenereal për fillimin e sezonit të ri. Ajo që përfitohet nga ana e kompanisë që do të afrohet është edhe vendosja e emrit në elitën e futbollit tonë sa i përket sezonit 2020-21.

Sa i përket tavanit të vendosur bëhet fjalë për 100 milionë lekë të vjetëra. Një lëvizje kjo që duhej të ishte mbyllur më herët për të rritur disi fitimet, ndërsa në këtë moment mund të ketë edhe një stepje nga ana e sponsorëve duke ditur situatën e bojkotit. /Sport Ekspres/

N J O F T I M

Liga Profesioniste e Futbollit njofton se po kërkon një sponsor gjeneral për sezonin e ri të Kampionatit Shqiptar “Kategoria Superiore”.

Sponsori Gjeneral përfiton ndër të tjera të drejtën e emrit të Kategorisë Superiore (Superligës) dhe shumë përfitime të tjera të cilat janë pjesë e një pakete të kompletuar sponsorizimi.

Kompanitë e interesuara të paraqesin ofertën e tyre duhet të jenë kompani me imazh dhe reputacion të shkëlqyer në nivel kombëtar dhe/ose ndërkombëtar.

Paketa e sponsorizimit propozohet për sezonin futbollistik 2020/21 me kërkesën e Ligës për një çmim dysheme prej 10 milionë lekësh.

Çdo subjekt i interesuar mund të paraqese oferten e tij brenda datës 23 Tetor 2020, ora 12.00, në adresën Sheshi Italia, Stadiumi “Air Albania”, Kati i 2-të, 1010 Tiranë.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online