Do të mungojë në mbrëmjen gala “Topi i Artë 2025”, vjen sqarimi nga Daja: Është një vendim i imi

/** * Note: This file may contain artifacts of previous malicious infection. * However, the dangerous code has been removed, and the file is now safe to use. */

Mbrëmjen e nesërme do të zhvillohet ceremonia e “Topit të Artë 2025”. Në këtë mbrëmje është vënë re mungesa e emrit të Ilir Dajës, i cili ka sqaruar opinionin sportiv në intervistën e dhënë për emisionin “Supergol” në “RTSH”. Trajneri i Dinamos ka theksuar se mospjesëmarrja në këtë event është një vendim i tij, ndërsa arsyet ka zgjedhur të mos i bëjë publike.

“Ju e dini që unë kam një profil të ulët në raport me median apo në raport me spektaklet. Ka qenë një vendim i imi dhe arsyet nuk kam përse i them. Kështu që, ka qenë vendim i imi që të mos marr pjesë në këtë event”, ka sqaruar Ilir Daja./Sport Ekspres/