“Do të merrja para borxh dhe do të ikja në Gjermani për Europianin”! Ismet Munishi: Do punoja dhe borxhin e ktheja, por Kombëtaren nuk e kthen dot…

Shqipëria arriti që të fitonte me shifrat 3-0 kundër Çekisë. Kuqezinjtë ngritën peshë zemrat e tifozëve me një tjetër super performancë, duke i lënë të gjithë të shtangur. Emisioni “Koha Shtesë” ka zhvilluar një tjetër intervistë me trajnerin e njohur Ismet Munishi, për të analizuar këtë përballje. Munishi u shpreh i gatshëm edhe për të marrë para borxh nëse nuk do të kishte mundësinë, vetëm që të shkonte për të parë Kombëtaren në Gjermani. (Shikoni videon e intervistës më poshtë)

“A do të shkoja në Gjermani me para borxh? Po! Borxhi e paguan prapë, por Gjermania ikën. I merr paratë borxh, e sheh Shqipërinë, kthehesh punon, borxhin e kthen. Por atë ndeshjen që nuk e ke parë, nuk e kthen dot në jetë kurrë”, tha Munishi. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online