Dikur mbanim sytë nga të tjerët, sot vendosim fatin e grupit! Media polake: Morëm dhuratën e madhe nga shqiptarët

Sot është një nga ato ditë kur të gjithë ndihen krenarë për Kombëtaren e tyre dhe dashuria për simbolet kombëtare njeh vetëm rritje. Silvinjo dha shkëndijat që në ndeshjen e tij të parë me kuqezinjtë, ndërsa tashmë është ndezur zjarri i madh që po ngroh zemrat e të gjithë tifozëve shqiptarë. Kampionati Europian është vetëm 1 pikë larg, por këtë herë fatin e kualifikimit e kemi tërësisht në dorë ne. Dikur llogaritë kalonin në mendjen e çdo tifozi shqiptar, duke mbajtur shpesh herë sytë nga skuadrat e tjera, për të shpresuar për një biletë në kompeticionet madhore. Këto ditë i përkasin të shkuarës. Tashmë, me ardhjen e Silvinjos në krye, fatin tonë e vendosim vetë ne. Madje. Kemi në dorë edhe fatin e Kombëtareve të tjera të grupit. Si rrallë herë, “dhuratat” këtë herë i bëjmë ne.

Kështu, fitorja mbrëmjen e djeshme ndaj Republikës Çeke nuk është festuar vetëm në viset shqiptare, por edhe në Poloni. Polakët kthehen sërish në garë për një vend në Euro 2024 falë triumfit të kuqezinjve dhe tashmë duhet të marrin maksimumin e mundshëm në ndeshjet që kanë në dispozicion. Mediat polake i kanë dhënë jehonë fitores së Shqipërisë në “Air Albania”, teska “Meczyki.pl” shkruan: “Mbrëmje e shkëlqyer e së enjtes. Kombëtarja jonë jo vetëm që arriti të fitonte Ishujt Faroe, por mori edhe një dhuratë të madhe nga shqiptarët. Ne i kemi për t’i falënderuar, tani varet nga ne”.

Në të njëjtën linjë qendron edhe media “Sport.pl”. “Nëntori duhet të jetë një muaj shprese, jo mungesë shprese. Fitorja e polakëve ndaj Faroeve u plotësua me triumfin e shumëpritur të Shqipërisë ndaj Çekisë. Shqiptarët fituan pa mëdyshje dhe në mënyrë madhështore. Skuadra e radhës shijoi kështu fuqinë e Shqipërisë, e cila tregoi qartë se e meriton EURO-n”, ka shkruar “Sport.pl” në një prej artikujve të saj./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online