Do të mbajë numrin e mallkuar, flet Mandzukiç pas kalimit te Milani

Ish lojtari i Juventusit, Mario Mandzukiç është transferuar tek Milani në merkaton e janarit, ku do të luajë përkrah suedezit, Zllatan Ibrahimoviç në repartin e sulmit.

Marrëveshja e arritur është 1.8 milionë euro m për 6 muaj, ku kroati do të ketë mundësinë e rinovimit të menjëhershëm nëse Milani arrin të kualifikohet në Champions League.

Edhe pse gati në përfundim të karrierës, Mario Mandzukiç shihet nga drejtori sportiv Maldini dhe trajneri Pioli si një aset mjaft i vlefshëm për skuadrën kuqezi. Drejtuesit kanë vendosur që 34 vjeçari do të veshë fanellën me numrin 9, i cili ka një ritual të keq, pasi që pas largimit të Inzagit, lojtarët që e kanë mbajtur këtë numër kanë dështuar.

Në një postim në Instagram, Mario u shpreh se është mjaft i lumtur që është bërë pjesë e kësaj skuadre dhe do të japë më të mirën nga vetja.

“Do të jetë një nder për mua të luaj për këtë skuadër plot me histori, jam gati të luftoj. Mund t’iu premtoj që do të jap më të mirën në çdo ndeshje dhe ta ndihmoj skuadrën në mënyrën më të mirë të mundshme. Jam I sigurtë që së bashku mund të bëjmë realitet ëndrëën e çdo tifozi të Milanit.”- shkruan në Instagram Mario Mandzukiç. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *