Juventusi fitoi ndaj Sasuolos me rezultatin 3-1 dhe kështu u ngjit në vendin e katërt në kampionat. Pavarësisht tri pikëshit mjaft të rëndësishëm, trajneri Andrea Pirlo nuk u shpreh mjaft i kënaqur, pasi një nga lojtarët kryesorë, Paulo Dybala mori një lëndim mjaft serioz dhe do të mungojë për disa ndeshje.
Megjithatë drejtuesit e Juventusit nuk humbin aspak kohë dhe hidhen në sulm për një lojtar mjaft të talentuar.
Bëhet fjalë për sulmuesit e Atalantas, Papu Gomez, i cili pëlqehet shumë nga Andrea Pirlo, për aftësitë e tij vrastare përballë portjerit. Skuadra e Atalantës e vlerëson kartonin e argjentinasit me një shifër prej 10 milionë euro. Duke njohur financat madhështore të kampiones së Italisë, kjo shifër nuk do të ishte aspak problem për familjen Anjeli. /Sport Ekspres/