Vllaznia do të luajë kundër Linfield në turin e parë të Conference League. Fillimisht shkodranët duhet të udhëtojnë në transfertë dhe më pas të kthehen në Shqipëri. Kurioziteti është i madh për të parë skuadrën e re të Migen Memellit.
“Supersport” ka marrë të drejtën për të transmetuar këtë takim. Kështu në datën 13 korrik, tifozët e Vllaznisë dhe të futbollit shqiptar në tërësi kanë mundësinë që të ndjekin përballjen e “Windsor Park” të Belfastit. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/