Bajer Leverkuseni dhe Roma do të përballen mbrëmjen e nesërme në ndeshjen e kthimit të gjysmëfinales së Ligës së Europës. Por edhe pse nuk janë kualifikuar ende, kampionët e Bundesligës po mendojnë për finalen që do të luhet në Dublin. Klubi gjerman ka bërë një gafë ditën e sotme, teksa ka shpërndarë një postim në kanalet e veta zyrtare në rrjetet sociale, ku njofton tifozët me procedurën që duhet të ndjekin për të blerë një biletë oër ndeshjen finale.
“Nëse arrijmë finalen e Ligës së Europëd kundër Romës nesër, shitjet e biletave për në Dublin do të fillojnë nesër. Këtu mund të gjeni të gjithë informacionin për proçedurën”, ka shkruar klubi sipër linkut që përmban informacionin më të detajuar. Një njoftim që mund të ishte shmangur, duke qenë kualifikimi ende nuk është siguruar dhe nesër do të zbresin në fushë për t’u përballur me Romën./Halit Delibashi-Sport Ekspres/
?? Sollten wir morgen gegen Rom das #UEL-Finale erreichen, startet bereits am Freitag der Ticketverkauf für Dublin.
Hier gibt’s alle Infos zum Prozedere: ? https://t.co/pk3bOO0JaA
? #B04ASR | #Werkself | #aCROSSeurope
— Bayer 04 Leverkusen (@bayer04fussball) May 8, 2024