Do të luajmë kundër Islandës, njihuni me formacionin e mundshëm të Shqipërisë

Pritja po shkon drejt fundit. Mbrëmjen e nesërme kuqezinjtë luajnë ndeshjen e parë në Ligën e Kombeve për këtë sezon. Në Rejkjavik i pret Islanda, një kundërshtar i fortë në lojën fizike dhe që di si të hapë telashe.

Reja ka krijuar deri më tani idenë e tij se me çfarë formacioni do të sfidojë ishullorët. Nëse për skemën nuk ka dyshime se do të jetë 3-5-2, dilemat e vetme qendrojnë te lojtarët që do të zbresin në fushë.

Porta do i besohet duarve me eksperiencë të kapitenit Berisha. Përpara tij në murin e mbrojtjes do të qendrojë treshja e përhershme Kumbulla, Gjimshiti dhd Ismajli.

Ndërkohë në mesfushë priten ndryshime. Krahët e Kombëtares në Islandë do të jenë Hysaj dhe Balliu, ndërsa qendra do të përbëhet nga Asllani, Gjasula dhe Ramadani. Këta dy të fundit shquhen për lojën e tyre fizike, çka i shkon për shtat ndeshjes ndaj një Kombëtareje si Islanda. Një emër të ri do të ketë edhe sulmi. Cikalleshi do të ndihmohet në fushë nga Seferi, ndërsa Vrioni mund të ketë shansin e tij gjatë pjesës s dytë./Sport Ekspres/

Formacioni i mundshëm i Shqipërisë ndaj Islandës:

Berisha

Kumbulla-Gjimshiti, Ismajli

Balliu, Ramadani, Asllani, Gjasula, Hysaj

Cikalleshi, Seferi

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online