Do të largohen apo qëndrojnë te PSG? Mbape-Nejmar, futbollisti brazilian e thotë hapur

Sulmuesi i Paris Saint Germain, Kylian Mbappe u shpreh në verë se ky mund të ishte viti i fundit i tij me klubin francez dhe ishte i hapur për aventura të reja. Megjithatë pas shkarkimit të Tuchel dhe zëvendësimit të tij me Pochettino, duket se situata ka ndryshuar. Do të ishte Neymar që do të shprehej pas ndeshjes së humbur ndaj Lorient ditën e djeshme, se Mbappe është i lumtur me skuadrën aktuale.

“Shumë gjëra kanë ndryshuar. Unë dhe Mbappe jemi të lumtur këtu. Ndihem mirë dhe dëshiroj të qëndroj në Paris. Shpresoj që edhe Mbappe ta bëj këtë.”- ishin fjalët e Neymar. Ardhja e Pochettino ka sjellë harmoninë në skuadrën pariziene, teksa edhe Mauro Icardi ështe kthyer në pozicionin e titullarit, pas një periudhe të vështirë në sezonin që lamë pas. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online