“Do të ketë spektakël dhe gola”, Luis Enrike premton argëtim dhe vlerëson tifozerinë e Dortmundit: Stadium unik në Europë

PSG-ja do të përballet nesër me Borusian e Dortmundit në shtëpinë e këtyre të fundit për gjysmëfinalen e parë të Ligës së Kampionëve. Trajneri i parisienëve, ka premtuar në konferencë për shtyp se ndeshja e nesërme do të ketë spektakël. Luis Enrike parashikon një sfidë me gola, për shkak të profilit që kanë të dyja skuadrat.

“E bukura e të qenurit këtu është që mund të shfrytëzojmë këtë ndeshje kaq të veçantë, në një stadium unik në Europë, për t’i dhënë një gëzim të madh tifozëve tanë me kualifikimin në finale. Nuk është në idenë tonë që të shkojmë dhe të bëjmë parashikime. Ne kemi ardhur këtu për ta fituar ndeshjen nesër. Për të provuar për ta fituar me futbollin tonë. Do të jetë spektakël jo vetëm për dy tifozeritë tona, por për të gjithë dashamirësit e futbollit. Besoj se do të ketë gola për shkak të kapaciteteve që kanë të dy ekipet për të shkuar te porta kundërshtare”, ka thënë Luis Enrike./Halit Delibashi-Sport Ekspres/