“Do të kërkojmë të përsëritet Real Madrid-Barcelona”! Ja precedenti ku mbahet Laporta, ndodhi në Belgjikë mes Anderleht-Genk

“Nëse, pasi të jetë analizuar ky dokumentacion, klubi kupton se ka ndodhur një gabim në vlerësimin e lojës, ne do të zbatojmë të gjitha veprimet e duhura për të ndryshuar situatën. Nëse konfirmohet se ishte një gol i rregullt, do të shkojmë më tej dhe nuk përjashtojmë të kërkojmë rikthimin e ndeshjes, ashtu siç ka ndodhur në një ndeshje europiane për shkak të një gabimi VAR”. Kështu u shpreh presidenti i Barcelonës, Laporta, për “golin fantazmë” të Yamal në ndeshjen Real Madrid-Barcelona. Kreu i katalanasve kërkon përsëritjen e El Clasico dhe i referohet një precedenti historik në futbollin botëror që ka ndodhur në këtë sezon.

Bëhet fjalë për ndeshjen e javës së 19 në Belgjikë, Anderleht-Genk, e cila u luajt në 23 dhjetor dhe përfundoi në shifrat 2-1, por do të përsëritet sërish në 11 maj. Këshilli Disiplinor i futbollit në Belgjikë urdhëroi përsëritjen e ndeshjes pasi një gabimi të madh të VAR. Teksa u akordua penallti në favor të Genk dhe portieri i Anderleht e kishte pritur goditjen, lojtari tjetër i Genk, Yira Sor, vrapoi dhe dërgoi topin në rrjetë. Me VAR, goli do të anulohej pasi Sor kishte hyrë në zonë më herët nga vërshëllima e arbitrit për goditjen e 11-metërshit, së bashku me një futbollist tjetër të Anderleht. Goli do të anulohej në atë ndeshje dhe do të jepej goditje dënimi në favor të Anderleht. Megjithatë sipas rregullave të futbollit, duhej që penalltia të përsëritej. Për shkak të këtij gabimi, ndeshja do të riluhet në 11 maj nga e para dhe Laporta mbahet fort te ky precedent për të zhvilluar një tjetër El Clasico. /Sport Ekspres/