“Do të kemi një tjetër ofertë për Sadikun para mbylljes së merkatos”, presidenti i Cartagena-s: Nuk është nga Japonia

Presidenti i Cartagena-s ka pohuar se pret një tjetër ofertë për Armando Sadikun në këto ditë të fundit të merkatos së dimrit. Sulmuesi shqiptar po gëzon një formë të mirë në La Liga 2 dhe më herët gjatë këtij muaji mbërriti një ofertë prej 2 milionë eurosh nga Japonia. Por vetë lojtari dhe klubi vendosën ta refuzonin, për të vazhduar bashkëpunimin së bashku. Belmonte është shprehur se nuk pendohet për ofertën e refuzuar, por ka besim se një tjetër ofertë do të mbërrijë për sulmuesin shqiptar.

“Nuk jam penduar që nuk e kam shitur Sadikun. Për më tepër, shpresoj të kem një tjetër ofertë për Sadikun para se të mbyllet merkatoja dimërore. Nëse vjen, kur të vijë do të them nëse e pranoj apo jo, varet nga sasia. Por kjo nuk varet vetëm nga klubi, por edhe nga lojtari, sepse nëse ai nuk dëshiron të largohet, atëherë nuk do të largohet. Dhe nëse lojtari dëshiron të largohet, prandaj kemi sjellë Dario Poveda-n, për të pasur më shumë opsione. Por ka mundësi që ajo ofertë të përsëritet dhe jo nga Japonia. Ai është nga një vend tjetër dhe ishte pas ndeshjes së të dielës”, ka deklaruar Paco Belmonte./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *