Do të kalojë në ekipin tjetër të Ligue 1 që luan në Champions League, Edon Zhegrova bën një hap para me kalimin e ri

/** * Note: This file may contain artifacts of previous malicious infection. * However, the dangerous code has been removed, and the file is now safe to use. */

Edon Zhegrova është gati për të bërë kalimin e ri në karrierë! Futbollisti shqiptar nuk do të jetë më pjesë e Lille, teksa rrugët janë ndarë me këtë skuadër. Sipas Fabrizio Romano, ylli shqiptar i Kosovës është shumë pranë kalimit te Marsellie.

Diskutimet janë duke vazhduar mes palëve, por nuk është mbyllur ende asgjë. Nëse ky kalim do të ndodhte, do të ishte një hap para në karrierën e Zhegrovës. Marsellie ka ndërtuar një super ekip dhe në sezonin e fundit mbajti vendin e dytë në kampionat pas PSG, duke shkuar në Champions League. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/