Të kesh një lojtar si Mesi në skuadër është luks për të gjithë klubet europiane, që mund të kenë futbollistë disi të përafërt në karakteristika. Por fatin që të ketë një origjinal të vërtetë dhe jo kopje e ka Barcelona.
Argjentinasi mund të zgjidhë ndeshjen i vetëm, pavarësisht vështirësisë që ndodhen shokët e skuadrës. Por nga ana tjetër të mos harrojmë edhe efektet negative. Një figurë e tillë me peshë kërkon që të marrë edhe vendime për klubin, që të jenë në favorin e tij.
Të gjithë kemi parë mënyrën sesi argjentinasi shmang blerjen e re, Grizman, duke mos shfaqur shumë afërsi me të. Megjithëse duhet të ishte personi i parë që duhej t’i jepte mbështetjen. Sipas asaj që raportojnë mediat spanjolle, Mesi është i mërzitur pasi donte që 120 milionë eurot e klubit të tij të shkonin për Neymar dhe jo për Griezman. Pra përveç detyrës së sulmuesit, kërkohet të bëhet dhe ajo e trajnerit apo e presidentit të ekipit. Padyshim që kjo është e ekzagjeruar, pavarësishta se është jashtëtokësor në fushën e lojës. /Sport Ekspres/