Do të jetë shok skuadre me mbrojtësin shqiptar, Falcao habit me numrin që do të mbajë mbi shpinë

Radamel Falcao u transferua tek skuadra spanjolle e Rayo Vallecano, duke u bërë sulmuesi kryesor i këtij ekipi. Kolumbiani do të luajë së bashku me mbrojtësin shqiptar, Ivan Balliu, i cili është titullar i përhershëm. Teksa të gjithë prisnin që Falcao të zgjidhte numrin 9, ai ka zgjedhur numrin 3. Shpjegimin e këtij vendimi, Falcao e ka bërë në konferencën për shtyp, duke theksuar se ky numër i kujtonte babain.

“Jam shumë i lumtur që ky numër është i lirë. Falënderoj Fran Garcia që ma mundësoi këtë numër. Për babain tim ky ishte numër shumë i veçantë. Ai më ka transmetuar pasionin për futbollin dhe mendoj se zgjidhja më e mirë për mua ishte të merja numrin që ai mbante mbi shpinë”- deklaroi Falcao./Elio Hajdari-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *