“Titulli kampion? Viti i dytë do jetë fatsjellës“, Mazrekaj paralajmëron: Nga java e 5 tregojmë fytyrën tonë të vërtetë

Mentor Mazrekaj e nisi nga stoli sfidën e sotme kundër Dinamos, por me hyrjen në fushë në pjesën e dytë i dha më tepër freski skuadrës. Laçi mori një barazim në minutat shtesë, kur Ranovanoviç tund rrjetën me një gol të mrekullueshëm nga jashtë zone, ndërsa Mazrekaj ka merita për ndryshimin që solli në lojën e kurbinasve. Në intervistën e dhënë pas ndeshjes për “Supersport“, sulmuesi i bardhezinjve tregon se skuadra është ende duke mësuar idetë e trajnerit të ri, i cili kërkon më tepër zotërim topi.

“Më vjen mirë që morëm një pikë në këtë ndeshje dhe reaguam mirë pas humbjes në ndeshjen e parë. Aty vuajtëm shumë dhe nuk ishim në lartësinë e duhur, por fillimi dihet që është i vështirë. Ne po punojmë çdo ditë dhe besoj se do na duhet pak kohë për të përvetësuar idetë e trajnerit, ndaj nga java e 5-të do mund të tregojmë fytyrën tonë të vërtetë.

Sa i rëndësishëm është VAR-i në Superiore? Shumë i rëndësishëm, pasi shmang polemikat dhe ndërhyrjet e rënda. Ndihmon jo pak për të vendosur drejtësi, pasi edhe arbitrat e kanë të vështirë të vlerësojnë çdo episod në një kohë aq të shkurtër.

Ndryshimi mes Duros dhe Vukiçeviç? E vështirë të flasësh për këtë, megjithatë trajneri aktual dëshiron që të kemi gjithmonë ne topin në zotërim dhe për këtë punojmë çdo ditë në stërvitje. Për ta bërë, duhen edhe lojtarët me cilësitë përkatëse, megjithatë duhet pak kohë që të përvetësojmë idetë e tij për lojën. Nuk është për herë të parë. E provuam edhe vjet për kampion e nuk ia dolëm, besoj që viti i dytë do të jetë fatsjellës”, ka thënë Mentor Mazrekaj./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online