“Do të jetë një natë e keq, nuk do të flemë”, Inzagi zhgënjehet pas humbjes me Specian: Një disfatë si kjo dhemb

Interi është larguar i zhgënjyer nga transferta kundër Specias. Këta të fundit fituan me rezultatin 2-1, duke befasuar së tepërmi ekipin zikaltër. Simone Inzagi është shfaqur i mërzitur në intervistën pas ndeshjes për “DAZN”-in, ku është shprehur kjo humbje do e lërë pa gjumë natën.

“Ka zhgënjim. Do të jetë një natë e keqe, por të martën kemi 1/8-t e finaleve (në Ligën e Kampionëve). Një disfatë si kjo dhemb. Erdhi ndryshe nga të tjerat. Hodhëm gjithçka në fushë, ndoshta duhej më tepër ligësi në kërkimin e golit. Në pjesën e parë nuk duhet të shkonim 0-0 në dhomën e zhveshjes. Nuk e durojmë dot humbjen e Interit ndaj Specias, nuk do të flemë, por kemi për detyrë të ecim përpara. Sa i përket humbjes, unë mbaj përgjegjësi”, ka deklaruar Simone Inzagi./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online