Do të jetë gati që të shtunën! Ironia e fatit për Marash Kumbullën, luan kundër Veronës

Marash Kumbulla do të jetë lojtari më i ri i Romës dhe mbetet vetëm zyrtarizimi për të përmbyllur gjithçka. Marrëveshja është arritur mes të dyja klubeve ku sipas asaj që raportohet në mediat italiane flitet për një huazim me të drejtë blerje që do të shkojë në shifrën e 30 milionë eurove.

Madje pritet që Kumbulla të jetë gati menjëherë për ditën e shtunë për të bërë debutimin e tij me fanellën e Romës. Kundër kujt? Një ironi e fatit pasi do të ketë përballë Veronën, ekipin që e ngriti në nivelet më të larta. Në orët në vazhdim mund të kemi edhe zhvillime të reja mbi zyrtarizimin e Kumbullës, me një lëvizje që mund të quhet e duhura për lojtarin shqiptar përpara hapit gjigand. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online