“Do të jem te Tirana edhe për një sezon”! Visar Bekaj nuk e ndryshon mendjen as pas Europës: Taulant Seferi është lojtari më i mirë në Shqipëri

Visar Bekaj do të vazhdojë që të jetë pjesë e Tiranës. Pavarësisht se në media u përfol se tepërmi për largimin e portierit të Kosovës, ky i fundit do të mbetet ende pjesë e bardhebluve. Në konferencën për shtyp para ndeshjes me Kukësin, Bekaj nuk e ndryshon sërish mënyrën e të menduarit teksa e cilëson Taulant Seferin si më të mirin në Shqipëri.

“Do të jem te Tirana dhe një sezon të paktën, kontratën do ta respektoj deri në ditën e fundit. Objektivi? Çdo vit kampionati bëhet edhe më i vështirë këtu në Shqipëri. Tirana gjithmonë e ka synuar vendin e parë që të shpallet kampion. Shpresoj që me këtë grup që kemi dhe me këto lojtarë që janë afruar së fundmi, të kemi edhe më shumë përmirësim dhe të vazhdojmë më tej pavarësisht largimeve të shumta.

Jemi duke u përshtatur me njëri-tjetrin edhe pse 70% i ekipit ka mbetur, ai 30% është duke u kuptuar mirë me grupin tjetër të skuadrës. Rivalët? Të gjithë janë kundërshtarët e Tiranës, nuk ka kundërshtar të lehtë. Seferi është futbollisti më i mirë i kampionatit, do të jetë një mungesë e madhe nëse largohet, por kemi lojtarë të tjerë që mund ta zëvendësojnë shumë mirë”, tha Bekaj. /Sport Eksrpes/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online